Moldavia e shpalli një punonjës të ambasadës ruse persona non grata, pasi një fragment i një rakete ruse të rrëzuar nga mbrojtja ajrore ukrainase u ul në një fshat në kufirin e vendit me Ukrainën herët të hënën.
“Ambasadori i Rusisë u thirr më herët sot dhe u njoftua për vendimin tonë për të shpallur një diplomat rus persona non grata,” tha ministri i Jashtëm moldav në Twitter.
Më herët, Popesku njoftoi se vendi i tij dënoi "agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës".
"Sulmet mbi infrastrukturën ujore dhe stresi pasues në lumë mund të vënë të gjithë rajonin në rrezik nga përmbytjet," u shpreh më tej Popesku.
“Sulmet e tmerrshme në infrastrukturën kritike jehojnë përtej kufijve të Ukrainës dhe përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë energjetike dhe njerëzore të Moldavisë,” përfundoi ai.
Shpërthime u dëgjuan në shumë rajone në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, herët të hënën, duke lënë shumë zona pa energji elektrike apo ujë.