4 fluturime të anuluara në mëngjesin e 2 janarit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” është dashur të anuloj disa fluturime gjatë dy ditëve të para të vitit për shkak të mjegullës së dendur.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara për KosovaPress tregon se 38 fluturime janë anuluar me datë 1 janar ku disa nga këto fluturime janë divertuar në aeroportet fqinje. Ajo tregon se vetëm mëngjesin e sotëm janë 4 fluturime që janë anuluar nga Aeroporti i Prishtinës.
Siç tregon ajo, shkak i këtyre anulimeve është dukshmëria duke qenë nën 50 metra.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se Aeroporti i Prishtinës është në shërbim gjatë tërë kohës, pasi ka të instaluar dhe funksional sistemin e avancuar të aterrimit ILS CAT IIIb, i cili mundëson aterrime edhe në kushte të mjegullës së dendur, deri në dukshmëri minimale prej 50 metrash.
Sipas Aliut fluturimet me pilotë të certifikuar për përdorimin e këtij sistemi kanë aterruar me sukses, ndërsa ato fluturime pa certifikimin e nevojshëm janë anuluar ose devijuar.
https://kosovapress.com/mjegulla-ne-kosove-shkakton-anulimin-e-fluturimeve-ministri-tregon-arsyet