Udhëheqësi suprem i ri impotent i Iranit lëshon deklaratën e parë pas raportimeve se është në koma, i është amputuar këmba
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Udhëheqësi suprem i ri impotent i Iranit lëshon deklaratën e parë pas raportimeve se është në koma, i është amputuar këmba
710803
12/03/2026 - 17:13
Linku u kopjua

Lideri suprem iranian, Ayatollah Mojtaba Khamenei, lëshoi të enjten deklaratën e tij të parë për luftën, duke thënë se Irani duhet të përdorë si mjet presioni mbylljen e Ngushticës së Hormuzit dhe se do të vazhdojë të sulmojë vendet arabe të Gjirit. Ai gjithashtu iu bëri thirrje vendeve të Gjirit që të “mbyllin” bazat amerikane, duke theksuar se premtimet e SHBA-së për mbrojtje janë “asgjë tjetër veçse gënjeshtër.”

Khamenei nuk u shfaq në video, raporton AP, përcjellë KosovaPress. Inteligjenca izraelite ka vlerësuar se ai mund të ketë mbetur i plagosur gjatë sulmit të parë të luftës, që gjithashtu shkaktoi vdekjen e gruas së tij, një prej motrave, mbesës së tij dhe të atit të tij, liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Sulmet e vazhdueshme të Iranit mbi trafikun detar pranë Ngushticës së Hormuzit dhe infrastrukturën energjetike në Gjirin Persik kanë çuar çmimin e naftës mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa goditjet amerikane dhe izraelite ndaj Republikës Islamike nuk tregojnë shenja të ndërprerjes së luftës.

Presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se do të “mbarojë punën”, megjithëse pretendon se Irani është “praktikisht i shkatërruar”. Sipas Pentagonit, java e parë e luftës ka kushtuar SHBA-së 11.3 miliardë dollarë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët njofton se deri në 3.2 milionë njerëz në Iran janë zhvendosur për shkak të luftës. Shumica e tyre kanë ikur nga Teherani dhe qytete të tjera të mëdha drejt veriut ose zonave rurale. Ndërkohë, ushtria izraelite të enjten paralajmëroi banorët e një zone të madhe në jug të Libanit që të largohen nga shtëpitë e tyre, duke thënë se do të veprojë “me forcë” kundër grupit militant të Hezbollahut, i mbështetur nga Irani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026