Me afrimin e festave të fund vitit, rritet numri i përdorimit të mjeteve piroteknike. Përdorimi i këtyre mjeteve mbetet si një nga problemet e mëdha në kryeqytet për këtë fundvit. Kështu është deklaruar drejtori i Emergjencave në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica duke bërë me dije se do të shqiptohen dënime për shitësit e pa autorizuar.
Fushtica bëri me dije se sipas njoftimit të ministrisë së Punëve të Brendshme shitja e mjeteve piroteknike do lejohet nga data 19 dhjetor deri më 1 janar, kurse përdorimi i fishekzjarrëve lejohet nga 26 dhjetori.
Në raportin e MPB-së thuhet se “Personi juridik për kundërvajtje dënohet me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) deri pesëmbëdhjetëmijë (15000) Euro nëse: nxjerr eksplozivët në treg apo fillon të përdor eksplozivët para se ministria t’i ketë lëshuar lejen ose prodhon eksplozivë apo fishekzjarrë pas skadimit të afatit të licencës”.
Duke iu referuar këtij raporti, Fushtica tha se inspektorati do ti dënoj shitësit e pa autorizuar.Të gjithë qytetarët që hasin në shitjen e paautorizuar të këtyre mjeteve, ose shitjen e tyre ndaj të miturve, drejtori kërkon që të raportohet në numrat emergjent si në Qendrën Operative Emergjente në numrin 0800 122 33 apo 0800 122 44, në Brigadën e Zjarrfikësve më numrin 193 apo Policinë e Kosovës 192.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...