Ndonëse Kosova po konsiderohet si shembull për luftimin e terrorizmit, ende e pret shumë punë për luftimin e kësaj dukurie sidomos në këtë periudhë kur është e sfiduar nga ekstremi i djathtë. Kështu u tha me rastin e publikimit të raportit që paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, i realizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se për dallim prej ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit religjioz tashmë po ballafaqohemi edhe me ekstremizma të djathta.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se si institucionet kanë punuar seriozisht në aspektin strategjik dhe operativ në luftimin e terrorizmit.
Ai thotë se Kosova në këtë aspekt është storie suksesi.Sipas tij duhet të identifikohen nxitësit e radikalizmit të cilët janë kryesisht lokal.
Kryeredaktori i Kallxo.com, Kreshnik Gashi u shpreh se Kosova ende nuk ka arritur ta bëjë deradikalizimin e shoqërisë.
Gjetja tjetër sipas tij thotë se institucionet janë në fazën fillestare në hartimin e dokumenteve në bazë shkencore për luftimin e terrorizmit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...