Mjeku tregon gjendjen e personit të plagosur në Podujevë  
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Bedri Hyseni nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Podujevë, tha për KosovaPress se personi i plagosur sot po merr trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ndërsa lidhur me 30 vjeçarin që ka ndërruar jetë, tha se në vendin e ngjarjes e kishin gjetur pa shenja jete.

Hyseni tha se viktima që ka ndërruar jetë ka pasur plagë me armë zjarri.

"Në momentin kur kemi arrit në vend të ngjarjes, personi që ka qenë i shtrirë me gjakderdhje prej koke ka pas plagë me armë zjarri, ka qenë pa shenja jete. Ndërsa personi tjetër, femër, është plagosur me armë zjarri në bark në anën majtë, këtë e kemi dërguar me shpejtësi në Prishtinë, me shenja jetë, momentalisht është në gjendje të rregullt, vazhdon trajtimi atje”, tha ai.

Një 30-vjeçar është vrarë mesditën e sotme në Podujevë. Ndërsa një tjetër ka ka mbetur i plagosur.  

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:30, derisa fillimisht është raportuar për gjuajtje me armë zjarri,  në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

https://kosovapress.com/admin/vritet-nje-person-e-plagoset-nje-tjeter-ne-podujeve/
Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
40
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024