Mjekë italianë nuk obligohen më për vaksinim kundër Covid-19
Lexohet për: 1 min.
Italy Elections
2 vite më parë
Linku u kopjua

Qeveria e re e Italisë ka hequr kërkesën për vaksinimin kundër Covid-19 për punonjësit shëndetësorë në spitale dhe shtëpitë e të moshuarve.

Që nga e marta, rreth 4000 punonjës shëndetësorë që nuk janë vaksinuar kundër koronavirusit do të jenë në gjendje të punojnë sërish”, njoftoi sot kryeministrja Giorgia Meloni, në Romë.

Masa e qeverisë së mëparshme të udhehequr nga Mario Draghi do të ishte e vlefshme deri në fund të vitit.

Stafi shëndetësor duhet të vazhdojë të mbajë maska.

Roma forcoi gjithashtu gjobat për të goditur festat ilegale. Organizimi i tubimeve me më shumë se 50 persona që përbëjnë një kërcënim për rendin, integritetin ose shëndetin publik mund të rezultojë në gjoba nga 1000 deri në 10000 euro (989-9893 dollarë).

Qeveria shtyu gjithashtu hyrjen në fuqi të një reforme gjyqësore të bërë nga Kabineti i Draghi, që përfshinte fondet e BE-së për rimëkëmbjen pas pandemisë.

Roma duhet të sjellë në fuqi reformën deri në fund të vitit për të përmbushur afatet për aksesin e fondeve./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025