MIT ia atribuon komunës projektimin e rrugëve në Bibaj të Ferizajt
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
MIT ia atribuon komunës projektimin e rrugëve në Bibaj të Ferizajt
MIT
Foto Ilustruese
20/07/2026 - 15:34
Linku u kopjua

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka dhënë sqarime për ka dhënë sqarime për një projekt në Ferizaj. Sipas ministrisë, projekti i rrugës nga ura në qytetin e Ferizajt deri te hyrja e autostradës është realizuar nga Komuna e Ferizajt. Ndërsa, sipas njoftimit të MIT, Komuna e ka hartuar projektin, i ka zhvilluar procedurat e prokurimit dhe e ka mbikëqyrur realizimin e punimeve, ndërsa Ministria i ka ndarë mjetet financiare.

“Në projektin e hartuar nga Komuna nuk kanë qenë të parapara rrethrrotullimi në Bibaj, ndriçimi publik përgjatë rrugës, gjelbërimi dhe zgjerimi i rrugës në dalje të autostradës. Ministri e ka ftuar Komunën në takim dhe ka kërkuar sqarime, por edhe gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme deri në realizimin e riprojektimit nga Ministria, përmes të cilit do të adresohen të gjitha mangësitë e projektit aktual”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Komuna ka rekomanduar vendosjen e një rrethrrotullimi të përkohshëm, i cili, sipas saj, është testuar paraprakisht edhe përmes simulimit. Megjithatë, gjendja në terren po tregon se kjo zgjidhje nuk po funksionon siç ishte paraparë dhe po shkakton kolona të gjata.

“Duke qenë se Komuna e ka në mbikëqyrje këtë projekt, i bëjmë thirrje që ta analizojë urgjentisht situatën dhe t’i ndërmarrë masat e nevojshme për lirimin dhe normalizimin e trafikut”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Ministria do ta marrë përsipër riprojektimin e këtij segmenti dhe, përmes tij, do t’i adresojë të gjitha problemet dhe mangësitë e evidentuara.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026