Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, vonesa e publikimit të rezultateve shihet si mangësi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 orë më parë
Linku u kopjua
Petra Bayr, kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), ka deklaruar se në përgjithësi Kosova mbajti zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe paqësore. Derisa ka theksuar se këto zgjedhje kanë shfaqur një relief politik në të cilën janë përfaqësuar edhe komuniteti shumicë dhe pakicë.
Megjithatë, ajo ka përmendur edhe disa nga sfidat nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë. Sipas saj, publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare po ashtu është parë si mangësi.
Në një konferencë për media, Bayr ka thënë se zgjedhjet janë bërë në përputhje me ligjin e zgjedhjeve të vitit 2023 i cili në përgjithësi ofron një kornizë të përshtatshme.
Ndërsa, ka nënvizuar se publikimi online i vonuar i rezultateve preliminare po ashtu është parë si mangësi.
Sipas saj, ngritja e vetëdijes dhe mundësitë për të ju ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta duhet të përkrahet më tepër.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën të dielën, më 9 shkurt. Rreth 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë votuan të dielën e 9 shkurtit. Për këto zgjedhje kanë votuar edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa konusllata diplomatike të Kosovës nëpër botë.