Komuna e Prishtinës ka reaguar pas kritikave të Partisë Demokratike të Kosovës për menaxhim jo të duhur të gjendjes me mbeturina dhe mos shpërndarjen e kontejnerëve të ri.
Në një komunikatë për media komuna sqaron se “për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme të kompanisë "Pastrimi" nga muaji maj kanë angazhuar operator privatë.”
“Një vendim i tillë do të rikthente problemet e mëparshme me mbeturinat, duke rrezikuar shëndetin publik dhe cilësinë e jetesës në kryeqytet.”
Për më tepër, komuna thotë se punëtorët e kompanisë "Pastrimi" nuk do të mbeten pa punë dhe qytetarët nuk do të mbeten pa shërbimin e grumbullimit të mbeturinave.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot ka kritikuar qeverisjen komunale në Prishtinë për menaxhim jo të duhur të gjendjes me mbeturina dhe mos shpërndarjen e kontejnerëve të ri, duke thënë se kjo paraqet tendencë që ata përmes tenderit t’iu ndahen kompanive të caktuara.
Asamblistët e kësaj partie në Kuvendin Komunal në Prishtinë thanë se kryetari Përparim Rama dhe drejtori i Shërbimeve publike Bekim Brestovci do t’i dëmtojnë rreth 900 punëtorë të “Pastrimit”, duke i lënë ata të pa punë dhe drejt falimentimit të ndërmarrjes.