Mirëpritet fitorja e Trump, vlerësohet se Kosova mund të përfitojë nga politika pragmatiste e tij
Tema
Lexohet për: 2 min.
Trump ka fituar, por ai nuk do të jetë në Shtëpinë e Bardhë për 74 ditë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova mund të përfitojë jashtëzakonisht shumë me politikën pragmatiste të presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtarë. Sipas tyre, politika amerikane nuk pritet të ndryshojë ndaj Kosovës, por mund të ndryshojnë metodat për zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.  Megjithatë, konsiderohet se individë të caktuar të skenës politike në Kosovë mund të “sanksionohen” nëse nuk i përshtaten dinamikës së re të politikës amerikane.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë për KosovaPress se ‘nëse Kosova është e zgjuar dhe zhdërvjelltë’ mund të përfitojë shumë nga politika e presidentit amerikan, Donald Trump.  

Ndërkaq, njohësja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Magbule Shkodra, thotë se nën administratën Trump nuk do të vazhdojë status-quo në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas saj, Trump do të jetë më i vendosur në realizimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut, posaçërisht marrëveshjes së Uashingtonit, të arritur gjatë periudhës së tij në vitin 2020.

Në anën tjetër, profesori Arifi, konsideron se me Trump president do të ndryshojë dinamika e dialogut, pasi shton se ai do të kërkojë rezultate konkrete dhe me afate kohore të përcaktuara në këtë proces.

Kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale Donald Trump, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara duke siguruar rreth 276 vota të Kolegjit Elektoral.

Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht zëvendëspresidente e Amerikës dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.

Ndërkaq, fitoren e Trumpit e kanë përshëndetur lider botërorë. Edhe në Kosovë Trumpi u urua nga liderë institucional e partiak.

Kosova ka gëzuar përkrahjen e SHBA-së, ndër vite, pavarësisht kush ka qenë në krye të saj.

https://kosovapress.com/i-paparashikueshem-reagimet-e-qytetareve-per-fitoren-e-trumpit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024