Kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale Donald Trump, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara duke siguruar rreth 276 vota të Kolegjit Elektoral.
Për ish-presidentin Trump, aktualisht fituesin e zgjedhjeve të fundit qytetarët kosovar kanë dhënë mendimet e tyre.
Qytetari, Izet Zhuja ka thënë për KosovaPress se Amerika do të ruaj një lloj balance ndaj Kosovës.
Ai, shpreson që Amerika të mos jetë kundër popullit të Kosovës edhe pse do ndryshojnë figurat politike që udhëheqin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.Ndërsa, qytetari tjetër Zymer Mramori ka shtuar se Trump, është një biznesmen, i cili sipas tij, është i paparashikueshëm.
Po ashtu, qytetari Nuri Shabani ka vijuar se sipas mendimit tij marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kosovës do të jenë të njëjta dhe nuk do të ndryshojnë.
Ndërkaq, fitorën e Trumpit e kanë përshëndetur lider botërorë. Edhe në Kosovë Trumpi u urua nga liderë institucional e partiak.
SHBA në vazhdimësi ka ndërmjetësuar normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi pavarësisht nga udhëheqësia e saj politike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...