Miratohet Plani Regullativ për “Kalabrinë”, Rama: Ditë e madhe për Kryeqytetin
Lexohet për: 2 min.
rammaa
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi Komunal i Prishtinës gjatë një mbledhje maratonike ka miratuar të hënën Planin Rregullativ të Lagjes “Kalabria”.

Këtë votim, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur ditë të madhe për “Kalabrinë” e Kryeqytetin.

“Ditë e madhe për Kalabrinë e Kryeqytetin. Uroj qytetarët e Lagjes Kalabria dhe të gjithë Kryeqytetit për miratimin e Planit të Rregullativ të Lagjes Kalabria. Vazhdojmë tutje me transformimin e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë, gjatë protestës së mbajtur sot  para Komunës së Prishtinës kanë kërkuar që koeficienti i lagjes nga 1.5 të bëhet në 2.4 në mënyrë që të ketë një barazi për të gjitha pronat publike dhe private në Kalabri.

Në seancën e kaluar të mbajtur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, i pari i kryeqytetit Përparim Rama, ka premtuar që koeficienti të rritet në 2.4, por pas premtimeve të tij ai është shprehur që koeficienti në pjesën e stacionit të autobusëve në këtë lagje të bëhet 7.0, ndërsa një pjesë tjetër të mbetet 1.5, koeficient të cilin nuk po e pranojnë banorët e kësaj lagjeje.

https://kosovapress.com/protestojne-banoret-e-kalabrise-kerkojne-te-rritet-koeficienti-i-lagjes

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025