Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë, gjatë protestës së mbajtur sot para Komunës së Prishtinës kanë kërkuar që koeficienti i lagjes nga 1.5 të bëhet në 2.4 në mënyrë që të ketë një barazi për të gjitha pronat publike dhe private në Kalabri.
Në seancën e kaluar të mbajtur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, i pari i kryeqytetit Përparim Rama, ka premtuar që koeficienti të rritet në 2.4, por pas premtimeve të tij ai është shprehur që koeficienti në pjesën e stacionit të autobusëve në këtë lagje të bëhet 7.0, ndërsa një pjesë tjetër të mbetet 1.5, koeficient të cilin nuk po e pranojnë banorët e kësaj lagjeje.
Ndërsa, një banor tjetër, Faton Neziri ka shtuar se janë pesë ndërtesa që pritet të ndërtohen prej 22 katësh, dhe kjo sipas tij është e palogjikshme që një pjesë të madhe të Emshirit të mos lejohet të ndërtohet ndërtuar.
Përkrahjen e këtij plani, banorët e kanë edhe nga asamblisti nga partia NISMA, Endrit Zabërgja, i cili ka shtuar se është bërë një lojë pingpongu dhe ka kaluar në një betejë politike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...