Kurti pret marrëdhënie të mira bilaterale me SHBA-në
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Albin-Kurti-060125-4
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur të forta marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në, derisa ka bërë një krahasim sa i përket prioriteteve nën administratën Donald Trump 1 dhe pasuesin e tij Joe Bidenit. Kurti për një media spanjolle ka folur edhe për njohjen e mundshme të shtetit të Kosovës nga Spanja.

Kryeministri Kuti për gazetën spanjolle “El Mundo”, ka potencuar marrëveshjet ekonomike të arritura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit Serbisë, për çfarë ka theksuar se kjo ishte qasja e asaj kohe, administrata presidentit Trump 1 për promovimin e stabilitetit.

Ndërsa, për administratën Jou Biden, Kurti ka theksuar se ka forcuar institucionet demokratike në Ballkanin perëndimor.

Sipas Kurtit, Kosova mban një marrëdhënie të fortë bilaterale me SHBA-në, bazuar në përkushtimin e saj të vazhdueshëm për sovranitetin tonë dhe integrimin tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Sai përket njohës nga Spanja, Kurti ka thënë për “El Mundo” se “Nëse Spanja e njeh Kosovën, do të ishte një hap i nënkuptuar drejt stabilitetit brenda Ballkanit. Zgjerimi i Bashkimit Evropian është në tryezën e negociatave në Bruksel dhe kjo do të ishte një përgjigje perfekte për ata që kërkojnë të dobësojnë integritetin dhe bashkimin e Evropës. Republika e Kosovës dhe Spanja nuk kanë asnjë problem bilateral. Prandaj, nuk ka asnjë çështje midis dy vendeve që mund të çojë në një bllokim të njohjes. Besojmë se do të ishte mirë që Spanja t'i bashkohej shumicës së shteteve evropiane që e njohin Kosovën”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025