Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) bën të ditur se ka përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e njehsorëve elektrikë dhe pretendimet për keq llogaritje.
Sipas njoftimit të MINT, me qëllim të garantimit të transparencës, korrektësisë dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve, dhe duke u bazuar në Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit, në kuadër të përgjegjësive të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, me datë 31.03.2026, është themeluar një komision i posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë.
“Me këtë rast, MINTI u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë shfrytëzues të energjisë elektrike, që për çdo dyshim lidhur me funksionimin e parregullt të njehsorëve në objektet e tyre të banimit, të njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, në numrin pa pagesë 0800 11000, ose përmes adresës elektronike: [email protected]”, thuhet në njoftim.
Në fotografinë e mëposhtme është paraqitur një model se si mund të verifikoni njehsorin (orën) e energjisë elektrike në ndërtesat tuaja.Sa i përket çështjes së njehsorëve që janë ngritur shqetësime kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu i tha KosovaPress-it se kjo është përgjegjësi e Institutit të Meteorologjisë, i cili funksionon në kuadër të ministrisë së Tregtisë.
“Instituti i Meteorologjisë në kuadër të ministrisë së Tregtisë, ata janë përgjegjës për këtë punë. Për çdo gjë që është me matje me ligj e kanë detyrim “, deklaroi Fejzullahu.

