Në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias 2026, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ku në fokus ishte avancimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit konkret.
Sipas Hoxhës, bisedimet u përqendruan në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, duke i vlerësuar ato si faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabilitetin rajonal.
Ministri shqiptar shkruan në platformën sociale "X" nevojën për ruajtjen dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke e cilësuar atë si rrugën më të besueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët, larg retorikave të panevojshme dhe joproduktive.
Hoxha nënvizoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme të qartë dhe koherente, si dhe ndaj forcimit të kontakteve mes njerëzve, me synim kultivimin e një brezi të ri me vizion të qartë evropian.Sipas tij, një proces i tillë është kontribut thelbësor për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.
Today, I met with the Minister of Foreign Affairs of #Serbia, Marko Đurić @markodjuric, on the margins of #ADF2026.
— Ferit Hoxha?? (@HoxhaFer) April 18, 2026
Our discussion focused on advancing bilateral relations through constructive dialogue and cooperation, to further consolidate economic and trade ties, recognizing… pic.twitter.com/iOEz1lBsc5