Ministrja e Jashtme australiane martohet me të dashurën
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong dhe partnerja e saj prej gati dy dekadash, Sophie Allouache, u martuan dje, në një vresht pranë Adelajdes, në Australinë e Jugut.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri Anthony Albanese dhe disa ministra të qeverisë.

Shoqërueset e nuses ishin dy vajzat e çiftit, Alexandra, 12 vjeçe dhe Hanna, tetë, nëna biologjike e së cilës është Allouache.

Ceremonia u pasua në mbrëmje me një valle tradicionale, në homazh për origjinën malajziano-kineze të ministres Wong.

Ajo dhe Allouache, një nëpunëse publike, u takuan në vitin 2007.

Wong më vonë u bë një nga promovuesit më të fortë të legalizimit të martesës mes njerëzve të së njëjtës gjini, që u arrit në Australi në vitin 2017.

Pasi hyri në parlament në vitin 2002, Wong është ministrja më jetëgjatë e Australisë, pasi ka udhëhequr portofolin e Ndryshimeve Klimatike dhe Financave. /ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024