Ministria e Financave nënshkroi me KfW grant pesë milionë euro për investime në rrjetin e transmisionit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ministria e Financave nënshkroi me KfW grant pesë milionë euro për investime në rrjetin e transmisionit
MF123
22/07/2026 - 16:07
Linku u kopjua

Ministria e Financave nënshkroi marrëveshje granti në vlerë prej 5 milionë euro me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), për financim shtesë të projektit ‘’Zhvillimi i sektorit të energjisë Faza VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit’’, i cili do të mbështesë realizimin e një sërë projekteve për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë.

“Projekti zbatohet nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe mbështet investimet që synojnë fuqizimin e infrastrukturës së transmisionit, rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike, si dhe avancimin e integrimit të tregut energjetik. Investimi i mbështetur përmes këtij financimi paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të sistemit energjetik dhe modernizimin e mëtejshëm të rrjetit të transmisionit në vend”, njoftoi Ministria e Financave.

“Ministri i Financave, Hekuran Murati, vlerësoi angazhimin e KOSTT-it në zbatimin e projektit dhe rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se ky financim shtesë i siguruar nga Qeveria Gjermane përmes KfW do të mbështesë realizimin e investimeve prioritare dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik.

Drejtori i KfW-së për Kosovë, z. Moritz Remé, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe konfirmoi gatishmërinë e KfW-së për të vazhduar mbështetjen për modernizimin e sektorit energjetik në Kosovë.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT-it, z. Trim Tërnava, theksoi se këto projekte po realizohen sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa mbështetja shtesë e siguruar nga KfW do të krijojë mundësi për modernizimin e mëtejshëm të rrjetit të transmetimit, duke rritur aftësinë e tij për t'iu përgjigjur zhvillimeve të së ardhmes dhe duke forcuar sigurinë dhe besueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026