Ministria e Bujqësisë hap zyrën në Mitrovicë të Veriut, Kurti shkon me kryetarin e pjesës Jugore
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ministria e Bujqësisë hap zyrën në Mitrovicë të Veriut, Kurti shkon me kryetarin e pjesës Jugore
Albin Kurti, Mitrovice e Veriut
27/04/2026 - 08:15
Linku u kopjua

Është hapur të hënën zyra e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Mitrovicën e Veriut.

Të pranishëm në këtë hapje ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrat Armend Muja, Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi si dhe, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Me këtë rast, kreu i ekzekutivit u pyet mediat serbe në veri se pse nuk ishte prezent edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, i cili vjen nga radhët e minoriteteve serbe, për çka tha se "duhet ta dini se të gjithë duhet të kujdesen më shumë për qytetarët e thjeshtë".

Siç tha ai, kryetarët e komunave janë shtresa e lartë e qytetarëve, teksa sugjertoi mediat të mos brengosen për ta.

Kurti tha se “diskriminimit i ka ardh fundi”.

“I falënderoj të gjithë që kontribuuat që sot ta kemi këtë ditë, që ofron gjithpërfshirje”, u shpreh Kurti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026