Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit pret që në javët në vijim të fillojë procesin e rekrutimit të inspektorëve të rinj. Zëvendësministrja Edona Maloku-Bërdyna, ka pranuar se nuk ka inspektorë të mjaftueshëm duke shtuar se një ndër qëllimet e qeverisë mbetët rritja e numrit të tyre.
Një konkurs për inspektorë të arsimit ishte hapur në fund të vitit të kaluar por i njëjti ishte anuluar.
“Presim që në javët në vijim t’i kthehemi prap kësaj pune dhe të vazhdojmë me rekrutimin e inspektorëve të rinj sepse e kemi shumë me rendësi që ata të jenë në sistem sa më parë”, ka thënë ajo.
Në këtë konferencë ajo ka folur edhe për ndërtimin e çerdheve për çka ka thënë se janë duke evidentuar hapësirat për ndërtimin e tyre në komuna të ndryshme të Kosovës.