Ministri i ri i Mbrojtjes me letër të hapur për zyrtarët civil dhe ushtarakët e FSK-së
Lexohet për: 2 min.
Maqedonci
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i ri Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u është drejtuar përmes një letre të hapur zyrtarëve në këtë institucion dhe të gjithë ushtarakëve. Ai ka shkruar se do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitetet e ministrisë, për të siguruar udhëzime strategjike efektive dhe mbikëqyrje demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci ka thënë se do të vazhdojnë transformimin e FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake dhe të gatshme për të përmbushur misionin e saj “mbrojtjen territoriale, pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes për agjencitë dhe autoritetet civile”.

Maqeodnci i cili për më shumë se dy dekada ka shërbyer si ushtarak, ka thënë se gjatë gjithë kohës ka qenë dëshmitar i transformimit të FSK-së në një ushtri profesionale siç është sot.

“Jam i ngazëllyer dhe i entuziazmuar të filloj udhëheqjen e këtij institucioni profesional të civilëve, ushtarëve dhe oficerëve, për të punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e objektivave. Së bashku do kontribuojmë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke siguruar kështu sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025