Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq bëri sot betimin në Kuvend, duke marrë zyrtarisht detyrën e presidentit.
Millatoviq e bëri betimin në inaugurim para deputetëve dhe mysafirëve të shumtë.Në inaugurim marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve ekzekutive dhe gjyqësore dhe të trupit diplomatik në Mal të Zi, si dhe ish-presidentë të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit, shkruan Mina, përcjell KosovaPress. Asambleja përfshin të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Stuart Peach.
Seanca e Kuvendit filloi me intonimin e himnit kombëtar të Malit të Zi.
Milatoviq fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë, të mbajtur më 11 prill, në të cilat ai fitoi gati 60 për qind të votave.
Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, të miratuar më 22 tetor 2007, presidenti i vendit zgjidhet me zgjedhje të drejtpërdrejta për pesë vjet.
Deri më tani këtë funksion e kanë kryer Momir Bulatoviq, Filip Vujanoviq dhe Milo Gjukanoviq.