Mijëra kilogramë barna serbe të konfiskuara, kaq barnatore u ndëshkuan
Lexohet për: 2 min.
barna-2
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Barnat ilegale serbe po vazhdojnë të jenë pjesë e tregut farmaceutik kosovar. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Inspektorati Farmaceutik i Kosovës ka ndëshkuar nëntë farmaci për shkelje të ligjit, pasi janë gjetur produkte medicinale me origjinë serbe në to. Në vitin 2023, ky inspektoriat kishte evidentuar 69 raste të tilla. Përveç kësaj, Dogana e Kosovës ka konfiskuar medikamente me origjinë serbe në vlerë mbi 116 mijë euro nga janari deri në qershor të vitit 2024.

Se barnat ilegale me origjinë serbe janë të pranishme në tregun farmaceutik kosovar e pohojnë edhe nga Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK).

Inspektoriati Farmaceutik i Kosovës ka njoftuar për KosovaPress, se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba. Në këtë periudhë, në 14 farmaci janë hasur produkte ilegale, nga të cilat 9 ishin me origjinë serbe. Gjithashtu, janë evidentuar 6 farmaci që ushtronin veprimtari të paligjshme me produkte farmaceutike, ku 4 prej tyre ndodhen në veri të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Dogana e Kosovës i ka dërguar KosovaPress-it, të dhëna, sipas të cilave gjatë vitit 2023, janë zbuluar 20 raste të mos deklarimit të barnave me origjinë serbe në brezin kufitar dhe pikat e kalimit kufitar.

https://kosovapress.com/sekuestrohen-280-paketime-me-barna-ne-nje-barnatore-ne-prizren

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, ata kanë identifikuar 7 raste të ngjashme.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se vlera e barnave me origjinë serbe të konfiskuara nga janari deri në qershor të këtij viti, është mbi 116 mijë euro, ndërsa gjatë gjithë vitit 2023, kjo vlerë ishte afërsisht 91 mijë euro.

Ndërkaq, zëvendëskryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha thotë se është një numër i konsiderueshëm i barnave ilegale në tregun farmaceutik të Kosovës.

Sipas tij, mos implementimi i ligjit për çmimin e barnave dhe udhëzimi administrativ pa paralele,  janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në praninë e këtyre barnave nëpër farmaci.

Për KosovaPress, Haxhijaha thekson se për shkak të udhëzimit administrativ pa paralele, Ministria e Shëndetësisë kufizon sasinë e një produkti, për çka pacientët detyrohen ta kërkojnë në mënyrë ilegale.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025