Sekuestrohen 280 paketime me barna në një barnatore në Prizren
Lexohet për: 1 min.
barna 2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka sekuestruar të mërkurën 280 paketime me barna medicinale në Prizren me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3 mijë e 200 euro.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pasi kanë pranuar një informatë se një barnatore në Prizren posedon barna pa banderola, informatën kanë filluar ta trajtojë në aspektin policor.

Policia e Kosovës njofton se bazuar në këto informata,  janë kryer veprime hetimore, kurse sot së bashku me Inspektoratin Farmaceutik është kryer edhe inspektimi në ketë barnatore.

“Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasie të konsiderueshme të barnave, të cilat barna medicinale janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik. Sasia e barnave medicinale të sekuestruara është gjithsejtë 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 (tre mijë e dyqind) euro”, thuhet në njoftim.

Me rekomandim të prokurorit kompetent, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025