Messi bëhet pronar klubi në Spanjë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Messi bëhet pronar klubi në Spanjë
Lionel Messi ka hedhur një hap të madh në botën e biznesit të futbollit duke blerë 100% të aksioneve të klubit spanjoll UE Cornella, i cili garon në ligën e tretë.
Sipas GiveMeSport, 38-vjeçari, i cili aktualisht luan për Inter Miamin, do të ketë kontroll të plotë mbi klubin katalanas. Vendndodhja e klubit në Katalonjë, vetëm pak kilometra larg "Camp Nou", përforcon lidhjen e ngushtë që argjentinasi ka ruajtur me rajonin ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij të lavdishme.
Në deklaratën zyrtare të klubit konfirmohet se tetë herë fituesi i Topit të Artë është tashmë pronari i ri i institucionit "Baix Llobregat".
"Ky hap përforcon lidhjet e ngushta të Messit me Barcelonën dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e sportit dhe talentit lokal në Katalonjë — një lidhje e rrënjosur në vitet e tij te FC Barcelona," thuhej në njoftim.
Ky investim shihet si një projekt afatgjatë i Messit për të ndërtuar një trashëgimi në futboll edhe pas tërheqjes së mundshme nga fusha e blertë.
KosovaPress