“Final 4” i Kupës së Kosovës në hendboll mbahet në Ferizaj
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Final 4” i Kupës së Kosovës në hendboll mbahet në Ferizaj
Turneu përfundimtar “Final4” i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll do të zhvillohet në palestrën Palestra “Bill Clinton”, ndërsa organizimin e këtij eventi e ka marrë përsipër KH Kastrioti.
Vendimi për organizimin e këtij turneu është marrë nga Federata e Hendbollit të Kosovës, pas shqyrtimit të tri aplikimeve të paraqitura për këtë qëllim. Ndërkohë, të mërkurën është firmosur kontrata që përcakton detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorit të turneut final.
Kontrata është nënshkruar nga presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci dhe anëtari i Bordit të KH Kastrioti, Agon Zhinipotoku. Sipas planifikimit, gjysmëfinalet do të zhvillohen më 25 prill, ndërsa finalet më 26 prill.
Në konkurrencën e meshkujve, në gjysmëfinale përballen Rahoveci me Kastriotin dhe Besa Famgas me Prishtinën. Ndërkaq, në konkurrencën e femrave do të ndeshen Istogu me Shqiponjën dhe Ferizaj me Samadrexhën.
KosovaPress