Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Messi apo Mbappe? Ndizet beteja për “Këpucën e Artë”
Mbappe-Messi
10/07/2026 - 08:50
Linku u kopjua

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe po zhvillojnë një garë të jashtëzakonshme për titullin e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës 2026. Dy yjet e futbollit botëror kryesojnë aktualisht listën me nga tetë gola të shënuar secili, duke e bërë betejën për "Këpucën e Artë" një nga temat më interesante të turneut.

Megjithatë, argjentinasi duket të ketë një avantazh të vogël statistikisht. Messi ka arritur në kuotën e tetë golave duke zhvilluar një ndeshje më pak se sulmuesi francez, çka e bën mesataren e tij të realizimit edhe më mbresëlënëse. Kapiteni i Argjentinës ishte vendimtar në rikthimin spektakolar ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales, ndërsa Mbappe vazhdoi formën e tij të shkëlqyer duke udhëhequr Francën drejt gjysmëfinales me paraqitje të nivelit të lartë edhe ndaj Maroku ku realizoi njërin nga dy golat.

Me Botërorin që hyn në fazën vendimtare, çdo gol mund të jetë përcaktues jo vetëm për fatin e kombëtareve të tyre, por edhe për fituesin e "Këpucës së Artë". Messi dhe Mbappe mbeten favoritët kryesorë për këtë çmim individual, ndërsa çerekfinalet pritet të sjellin një kapitull të ri në rivalitetin mes dy prej futbollistëve më të mirë të epokës moderne.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026