Mes tensioneve dhe përplasjeve është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Ekonomi në të cilën nuk u arrit të shqyrtohet Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për vitin 2023. Përplasja filloi pas insistimit të Kryesuesit të Bordit të KPMM-së, Habib Basholli, i cili kërkoi që në raportim të ulët edhe ushtruesi i detyrës, Sali Mulaj për të prezantuar raportin për vitin 2023. Porse, me këtë nuk u pajtua kryetari i Komisionit, Ferat Shala, i cili tha se i njëjti është U.D me afat të skaduar.
Shala i është drejtuar kryesuesit Basholli duke i thënë se rregullin e bënë ai vet.
Pas kësaj ka reaguar deputeti Shala.
Për këtë, Basholli ka thënë se i njeri është U.D, mirëpo ka shtuar se është duke u rekrutuar pozita e drejtorit.Basholli ka shtuar se procedurat për t’u zëvendësuar këta janë sipas ligjit duke u zhvilluar, porse, ka pyetur Shalën që nëse të njëjtit kanë qenë të paligjshëm, pse nuk i ka hequr.
Shala ka replikuar me Bashollin duke i thënë se kjo nuk është punë për ty.
Ndërkaq, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se përgjegjësia për raportim është e atyre që janë të zgjedhur.
Ndërsa, deputeti Shala ka thënë se po u japin edhe një javë afat, porse të njëjtit do të raportojnë për vitin 2022, 2023 dhe për një pjesë të vitit 2024.
Ndërkaq, në rend ditës ka qenë edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2023, mirëpo të njëjtit nuk kanë mundur të raportojnë sot për shkak të agjendës që kanë bordi. Ndërsa, raportimi është shtyrë për mbledhjen e radhës.