Merz: Ukraina nuk ka më nevojë për raketat gjermane ”Taurus”
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Merz: Ukraina nuk ka më nevojë për raketat gjermane ”Taurus”
MERZAAA-1234
25/03/2026 - 19:04
Linku u kopjua

Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha sot se nuk ishte më e nevojshme të dërgoheshin raketa ”Taurus” me rreze të gjatë veprimi për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit rus, një vendim i debatuar prej kohësh në Berlin.

Kievi i ka dashur prej kohësh këto raketa, por Berlini ka refuzuar të angazhohet hapur, nga frika se kjo do të përkeqësonte tensionet me Rusinë e armatosur me armë bërthamore.

Kur ishte në opozitë, vetë Merz u zotua të dërgonte raketat, por e ka ndryshuar qëndrimin e tij që nga marrja e detyrës majin e kaluar.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga anëtarët e Bundestagut në Berlin, Merz deklaroi se vërejtjet e tij fillestare ishin bërë “në një kontekst tjetër”, në një kohë kur ai “supozonte se Bundeswehr kishte një numër të mjaftueshëm raketash operacionale ‘Taurus’ në stoqet e tij për të qenë në gjendje të furnizonte Ukrainën”.

Ai shtoi se përparimi i Ukrainës në zhvillimin e armëve të veta vendase e kishte bërë debatin rreth raketave ”Taurus” të panevojshëm.

“Sot, vetë Ukraina ka armë me rreze të gjatë veprimi në depot e saj që i ndërtoi vetë – pjesërisht me ndihmën tonë – dhe të cilat janë dukshëm më efektive sesa numri relativisht i vogël i raketave ‘Taurus’ që mund të kishim dorëzuar”, tha kancelari.

Berlini ka premtuar 11,5 miliardë euro ndihmë deri në vitin 2026, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore ”Iris-T” dhe bateritë e raketave ”Patriot”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026