Kandidati për deputet i PDK-së, Mërgim Lushtaku, që është edhe djali i kryetarit të Skenderajt, Samiut, ka thënë se incidenti i një ditë më parë, në të cili u përfshinë babai i tij dhe kryetari i degës së Vetëvendosje për këtë komunë, Hysni Mehani, është një tjetër histori e shpifjes dhe provokimit që anëtarë të VV-së po i bëjnë familjarit të tij.
“Ka pasur një incident, ka ndodhur një rrahje dhe sigurisht që u shpërflit edhe emri i babait tim. Është deklaruar që nga fillimi që është i gatshëm me bashkëpunuar dhe që nuk ka asgjë, po po provokohet nga njerëzit e Albin Kurtit, nga mekanizmat e tij dhe pastaj kemi parë edhe edhe një ngjarje tjetër të të hidhur, ku fatkeqësisht është përdorur policia e Kosovës, njësia speciale konkretisht, që të tregojnë edhe të demonstrojnë forcën e tyre”.
“Kjo u pa edhe nga qytetarët e vendit që si si fyerje e e qytetarisë, dhe si rezultat i saj edhe kanë dalë shumë qytetarë me protestuar në një të natës. Dhe derisa u largua njësia speciale, ku duhet t'i jap llogari drejtësisë, jo partive politike apo partisë në pushtet. Prandaj besoj po shihet qartë që Sami Lushtaku po i përgjigjet ftesës, siç e kemi deklaruar që nga fillimi, por derisa s'ka pasur ftesë zyrtare, sigurisht që nuk ka pasur edhe mundësi me u përgjigjur”.