Napoli është përshëndetur nga Liga e Kampionëve për këtë edicion pasi është eliminuar në çerekfinale nga rivali italian, Milani që triumfoi me rezultat 2-1 pas 180 minutave lojë
Pas ndeshjes, ka reaguar menjëherë portieri napolitan, Alex Meret i cili ka pranuar se skuadra është shumë e zhgënjyer.
“Sot patëm një lojë të shkëlqyer në përgjithësi. E dinim që ata do të mbroheshin dhe se do të ishin të rrezikshëm në kundërsulme, është për të ardhur keq që nuk bëmë më shumë, por krijuam lojën, krijuam raste dhe dhamë gjithçka deri në fund. Nëse do të kishim gjetur golin më parë, mund të ishte ndryshe, por ne dhamë gjithçka dhe ka pak për t'u ankuar. Ka zhgënjim sepse donim të fitonim dhe të vazhdonim, por kjo nuk duhet të na shpërqëndroj nga rruga për ta fituar kampionatin”, ka thënë ai.