Në konferencën e sotme për media të Kombëtares së Shqipërisë, përveç Myrto Uzunit u paraqit edhe Anis Mehmeti, i cili luan për skuadrën e Bristol Cityt në Championshipin anglez.
Mehmeti u shpreh se ftesa nga Kombëtarja e Shqipërisë tashmë është një ëndërr e realizuar, dhe se objektivi për ndeshjen ndaj Polonisë është fitorja, raporton KosovaPress.
“Jam gati që të luaj nga minuta e parë në Poloni dhe të jem pjesë e formacionit titullar. Shkojmë në Poloni me qëllimin për të fituar. Kemi skuadër shumë të fortë dhe gjithë ata lojtarë që luajnë për kampionat janë shumë të fortë dhe po, besoj që do shkojmë në Poloni për të fituar”, shtoi më tej Mehmeti.
Po ashtu, Mehmeti analizoi edhe Kombëtaren e Polonisë, të cilën e cilësoi skuadër shumë të fortë.
Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë ndeshjen kundër Polonisë si mysafire më 27 mars në Varshavë.