Mehmeti: Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mehmeti: Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik
Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Jeton Mehmeti, ka deklaruar se Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik, ku fokusi kryesor do të jetë orientimi i investimeve drejt prodhimit, inovacionit, industrisë përpunuese dhe teknologjisë.
Këto deklarata Mehmeti i bëri në kuadër të Forumit të 3-të për Investime të Qëndrueshme, të organizuar nga Këshilli Evropian i Investitorëve në Kosovë.
Ai tha se përmes reformave ekonomike, Ligjit për Investime të Qëndrueshme dhe planit për zhvillimin e 14 Parqeve Industriale të Gjelbra në kuadër të MINTI-t, synohet ndërtimi i një mjedisi më konkurrues dhe më atraktiv për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Sipas Mehmetit, prioritet mbetet edhe rritja e eksporteve dhe fuqizimi i sektorëve strategjikë të ekonomisë së vendit, transmeton KosovaPress.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.