Mehaj e njoftoi senatorin amerikan për avancimet e FSK-së
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim senatorin amerikan, Gary Peters, të cilin e ka njoftuar për avancimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në implementimin e planit të tranzicionit.

Në këtë takim, Mehaj i cili ishte i shoqëruar nga drejtori i Inteligjencës, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, ka thënë se ushtrimi “Defender Europe ‘23” dëshmon ngritjen e kapaciteteve të FSK-së për të siguruar ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Në këtë takim diskutuan për situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, kontributin e ofruar nga Kosova si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, ku po ashtu, gjatë takimit Ministri Mehaj theksoi faktin e mbështetjes që Rusia ka nga Serbia në Ballkan, si i vetmi shtet që në vazhdimësi ka përkrahur politikat pro-ruse dhe refuzon të vendosë sanksione ndaj këtij agresori”, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, senatori amerikan, i shoqëruar nga ambasadori Jeffrey Hovenier, ka shprehur vlerësimin e lartë për avancimet që i ka bërë Kosova.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024