Mediat ruse kanë një ndikim të gjerë në rajon, përhapin narrativë negative për NATO-n dhe BE-në
Lajme
Lexohet për: 3 min.
462542518_905746258372663_7300606618065584991_n
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mediat ruse “Sputnik” dhe “Russia Today”, kanë një ndikim të gjerë në Ballkanin Perëndimorë duke përhapur narrativë negative për NATO-n dhe BE-në, duke luajtur një rol kyç në përhapjen e dezinformatave për të minimizuar integrimin e rajonit në NATO dhe BE.

Kjo ishte një pjesë e hulumtimit të Hibrid.info, të cilët sot prezantuan raportin “Krahasimi Ukrainë-Kosovë në narrativet dezinformuese të Rusisë”.

Qëllimi i këtij raporti është të identifikojë dhe t'i analizojë narrativet kryesore dezinformuese të Rusisë, si dhe akterët e qëllimet që promovojnë këto aspekte të çrregullimit informativ, e në theks të veçantë për Kosovën.

E narrativa kryesore të dezinformimit rus për  Kosovën, është kondensimi i shtetësisë së Kosovës, ku target kryesorë është komuniteti serb, të cilët sipas Hibrid-it, akoma vazhdojnë të informohen nga mediat që kontrollohen nga Vuçiq.

Hulumtuesi në Hibrid, Festim Rizanaj ka thënë se edhe pse Kosova dhe Rusia nuk kanë marrëdhënie diplomatike, Kremlini gjithmonë ka përdorur çështjen e Kosovës për të përforcuar retorikën e saj kundër Perëndimit dhe për të ndikuar në politikën e rajonit.

“Interesi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të mbajë rajonin të tensionuar, duke penguar stabilizimin dhe konsolidimin e perëndimit në këtë zonë, veçanërisht për të kufizuar ndikimin e SHBA-së dhe vendeve perëndimore. Mediat  të cilat i përdorin, Sputnik dhe Russia Today (RT), kanë një ndikim të gjerë në Ballkanin Perëndimor, duke përhapur narrative negative, për NATO-n dhe BE-në. Edhe pse Kosova dhe Rusia nuk kanë marrëdhënie diplomatike, Kremlini gjithmonë ka përdorur çështjen e Kosovës për të përforcuar retorikën e saj kundër perëndimit dhe për të ndikuar në politikën e rajonit. Përmes vetos në OKB, refuzimit për të njohur Kosovë si shtet i pavarur dhe mbështetjes së Serbisë në forume ndërkombëtare, Rusia përpiqet të pengojë integrimin dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Rizanaj.

Ndërsa, profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli ka shtuar se qëllimi kryesor i këtyre narrativëve, vazhdon të mbetet mosinkuadrimi i serbëve lokal në institucionet e Kosovës.

Hibrid.info është një media hulumtuese, e cila kontrollon mediat për lajme të rreme, dezinformata, keqinformime e të tjera.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024