Avni Islami: Serbia në emër të ndihmave blen votat e serbëve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Avni Islami: Serbia në emër të ndihmave blen votat e serbëve për zgjedhjet e 9 shkurtit
1 javë më parë
Linku u kopjua

Në emër të asistencës sociale për familjet serbe në nevojë, Qeveria e Serbisë do të ndajë nga 170 euro ose 20 mijë dinarë ndihma për 5 mijë serbë, vendim që do të zbatohet nga 1 shkurti.

Eksperti i sigurisë Avni Islami ka thënë se njoftimi i Qeverisë së Serbisë është përpjekje për të blerë votat e serbëve lokalë në Kosovë, dhe rrjedhimisht për të siguruar më shumë vende për Listën Serbe, që me shumë gjasë tashmë e ka humbur besimin e komunitetit pakicë serb në Kosovë.

“Ky vendim lidhet me deklaratat e para ca ditëve të presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq për të shpallur Kosovën "zonë speciale e mbrojtjes sociale" me ç'rast do t'i krijohet mundësia qytetarëve serbë për të përfituar financiarisht”, ka shkruar Islami në X.

Për më tepër, Islami thotë se veprimi i radhës i Beogradit zyrtar tregon qartë se nuk synon përkujdesjen ndaj serbëve, por vetëm shtrirjen e ndikimit në Kosovë përmes instrumentalizimit të qytetarëve serbë.

“Kjo "ndihmë" vjen në mes të fushatës zgjedhore, që nënkupton që Serbia po i përdor serbët e Kosovës për vota, pikërisht në dobi të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. A po i "blen" Serbia serbët?”, ka përfunduar Avni Islami.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025