Mediat iraniane raportojnë: Teherani refuzoi raundin e dytë të bisedimeve
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mediat iraniane raportojnë: Teherani refuzoi raundin e dytë të bisedimeve
Iraniitt
19/04/2026 - 20:20
Linku u kopjua

Irani ka hedhur poshtë mundësinë e një raundi të dytë bisedimesh paqeje me Shtetet e Bashkuara, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, e cila u raportua nga Sky News.

Mungesa e Teheranit në bisedime është për shkak të "kërkesave të tepërta të Uashingtonit, pritjeve jorealiste, ndryshimeve të vazhdueshme në pozicion, kontradiktave të përsëritura dhe bllokadës detare të vazhdueshme", raportoi agjencia.

Lajmi vjen pasi amerikan Donald Trump njoftoi se një raund i ri bisedimesh do të mbahet nesër.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ishte pjesë e delegacionit që ishte planifikuar të mbërrinte në Pakistan nesër, transmeton Ansa.

Trump kishte paralajmëruar më parë se do të "shkatërronte" termocentralet dhe urat iraniane nëse Irani nuk arrinte një marrëveshje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026