Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi, në një nga destinacionet më të kërkuara të Mesdheut, falë kombinimit të rrallë të plazheve mahnitëse, historisë së pasur, mikpritjes tradicionale dhe çmimeve ende shumë të përballueshme, shkruan Valeria Paglionico në një artikull të botuar në median italiane “fanpage.it”.
Nga brigjet me ujëra të kristalta të Jonit dhe Adriatikut, te qytetet plot kulturë e monumente historike, vendi ofron eksperienca të larmishme për çdo lloj vizitori.
Për ata që ëndërrojnë pushime verore pa shtrënguar buxhetin, Shqipëria paraqitet si një zgjedhje ideale, ku bukuria natyrore dhe kostot e ulëta ecin krah për krah.
Megjithatë, për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit, shumë njerëz mendojnë se nuk mund të përballojnë as një fundjavë, larg shtëpisë.
Për fat të mirë, ekziston një destinacion i mrekullueshëm, që ofron çmime të përballueshme për të gjithë: Shqipëria, ku me rreth 100 euro mund të organizoni një udhëtim veror me kosto shumë të ulët.
Aktualisht, fluturimet nga Italia drejt Tiranës mund të gjenden me rreth 30 euro për një drejtim, pra afërsisht 60 euro vajtje-ardhje për person.
Një natë në qendër të qytetit kushton rreth 30 euro, që do të thotë mesatarisht 15 euro për person.
Ndërkohë, marrja me qira e një makine kushton nga 20 deri në 60 euro në ditë, në varësi të sezonit.
Me pak fjalë, një pushim pothuajse “all-inclusive” mund të realizohet me më pak se 100 euro.
Cilat vende mund të vizitoni në Shqipëri?
Më pas, udhëtimi mund të vazhdojë drejt Durrësit, ku vizitorët mund të shijojnë shëtitoren bregdetare në “Rrugën Taulantia”, plot me plazhe dhe lokale të hapura deri në orët e para të mëngjesit.
Po ashtu, ia vlen të vizitohen Kalaja, Kulla Veneciane dhe Amfiteatri i Durrësit, një nga monumentet më mbresëlënëse antike në vend.Shqipëria fsheh thesare natyrore, histori dhe peizazhe unike, që e bëjnë atë një nga destinacionet më tërheqëse dhe më ekonomike të Evropës për verën 2026.