Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Aksident tragjik me dy të vdekur, furgoni del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
Aksidenti ne tirane
Foto Ilustruese
30/06/2026 - 16:35
Linku u kopjua

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një furgon me pasagjerë i linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas është përfshirë në një aksident, si pasojë e të cilit ka dalë nga rruga, shkruan Euronews Albania.

Sipas burimeve paraprake nga vendi i ngjarjes në furgon ndodheshin 18 persona ndërsa 2 prej tyre kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të qarta, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë furgoni është përplasur dhe ka përfunduar jashtë rruge.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026