Fluks i lartë në Rinas, 53 mijë pasagjerë kaluan aeroportin në 24 orë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Fluks i lartë në Rinas, 53 mijë pasagjerë kaluan aeroportin në 24 orë
1rinas1
24/06/2026 - 20:04
Linku u kopjua

Me nisjen e sezonit veror është rritur ndjeshëm fluksi i  pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas TIA-s, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 53 mijë pasagjerë, ndërsa strukturat doganore vijojnë punën për garantimin e përpunimit efikas dhe shërbimit me standarde të larta.

Përballë fluksit të shtuar, strukturat doganore dhe institucionet përgjegjëse në aeroport vijojnë punën për të garantuar përpunimin sa më efikas të udhëtarëve, duke synuar shmangien e vonesave dhe ofrimin e një shërbimi në standarde të larta.

Rritja e numrit të pasagjerëve lidhet me shtimin e fluturimeve dhe zgjerimin e destinacioneve ajrore gjatë muajve të verës, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” mbetet pika kryesore hyrëse dhe dalëse e udhëtarëve në vend, raporton ATSH.

Autoritetet dhe strukturat operuese në aeroport kanë shtuar masat e organizimit dhe koordinimit për menaxhimin e sezonit të ngarkuar turistik, me fokus garantimin e sigurisë, shpejtësisë së shërbimit dhe një përvoje sa më të mirë për pasagjerët vendas dhe të huaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026