Më shumë për zgjerimin e mundshëm të NATO-s
Lexohet për: 2 min.
nato-hq
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se nëse Suedia dhe Finlanda bashkohen me NATO-n, Moska do të detyrohet të forcojë forcat e saj në rajon.

Më pas zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko ka thënë se Rusia do të duhet të marrë masa sigurie nëse të dyja vendet pranohen, raporton BBC.

Grushko citohet nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve të ketë thënë se anëtarësimi i tyre do të çonte në "pasojat më të padëshiruara".

Megjithatë, Lituania thotë se Moska vendosi armë bërthamore në provincën ruse të Kaliningradit - e cila është përgjatë bregut të Baltikut - shumë kohë përpara pushtimit të Ukrainës.

Në anën tjetër, sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ka postuar në Twitter mbështetjen e Britanisë për Suedinë dhe Finlandën, duke thënë se ata janë "të lirë të zgjedhin të ardhmen e tyre pa ndërhyrje".

Kjo vjen pasi të dy vendet sinjalizuan se po shqyrtonin masën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025