Më shumë objekte të kompanisë ruse të shitjeve online Wildberries goditen nga dronët ukrainas
Dëgjoje me zë...
Më shumë objekte të kompanisë ruse të shitjeve online Wildberries goditen nga dronët ukrainas
Ukraina ka goditur sërish magazinat e Wildberries me dronë, kompanisë më të madhe të shitjeve online në Rusi, duke plagosur 15 persona. Qendrat logjistike në rajonet Krasnodar dhe Stavropol u goditën gjatë natës, ndërsa punëtorët u evakuuan.
Ky është sulmi i dytë ndaj objekteve të kompanisë brenda katër ditësh. Të shtunën, sulmet ndaj magazinave në Tambov dhe Elektrostal vranë tetë persona dhe plagosën 62 të tjerë, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Themeluesja e Wildberries, Tatyana Kim, tha se qendrat logjistike në Krasnodar dhe Nevinnomyssk u sulmuan. Guvernatori i Stavropolit, Vladimir Vladimirov, njoftoi se pesë persona u plagosën në Nevinnomyssk, ndërsa guvernatori i Krasnodarit, Veniamin Kondratyev, tha se 10 persona u plagosën, tre prej tyre në gjendje të rëndë.
Sulmet shkaktuan gjithashtu zjarr në një depo nafte në Armavir, ku një punonjës vdiq. Mbetje dronësh goditën edhe ndërtesa banimi dhe shtëpi private, por nuk pati të lënduar.
Ukraina ende nuk ka konfirmuar sulmet, sipas transmetuesit britanik BBC, përcjell KosovaPress. Kievi ka pretenduar më herët se magazinat e Wildberries përdoren për furnizimin me komponentë për prodhimin e dronëve dhe pajisjeve të navigimit për Rusinë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.