Më shumë lëndime në gju sesa fitore në shtëpi: Fushata alarmante e Tottenhamit në Premier Ligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Më shumë lëndime në gju sesa fitore në shtëpi: Fushata alarmante e Tottenhamit në Premier Ligë
Tottenham
28/04/2026 - 14:43
Linku u kopjua

Skuadra e Tottenham po kalon një nga fushatat më të vështira në historinë e tyre të kohëve të fundit, e lënë në hije nga një valë shqetësuese dëmtimesh në gju.

I fundit që i bashkohet listës është Xavi Simons, i cili pësoi një këputje të ligamentit më 25 prill, ndërsa Spurs mposhtën Wolves, duke i përkeqësuar më tej problemet e klubit në fushë.

Për skuadrën e Tottenhamit ky nuk është i vetmi lëndim, Wilson Odobert pësoi të njëjtin dëmtim më 10 shkurt, ndërsa Radu Dragusin u lëndua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në fund të dhjetorit 2025.

Atyre u bashkohen James Maddison, i cili pësoi një dëmtim më 2 maj 2025, dhe Cristian Romero, i cili është jashtë fushave që nga 12 prilli me një problem në gju që pritet ta mbajë jashtë deri në qershor.

Ndërkohë, Dejan Kulusevski ka pasur një dëmtim serioz në gju që nga 11 maji 2025, dhe rikthimi i tij nuk pritet deri në maj 2026.

Situata paraqet një pamje të zymtë ku Tottenham ka pësuar më shumë dëmtime në gju sesa fitore në shtëpi në sezonin aktual të Premier Ligës. Spurs kanë arritur vetëm dy fitore në shtëpi, e para kundër Burnley me rezultatin 3-0 dhe e dyta kur ata mposhtën Brentford me rezultat 2-0.

Përtej dëmtimeve në gju, dhoma e trajtimit ka mbetur vazhdimisht e zënë me probleme të tjera fizike. Pape Matar Sarr ka pasur një dëmtim në shpatull, Ben Davies me një problem në kyçin e këmbës, Mohammed Kudus me një problem në kofshë, Destiny Udogie me një dëmtim muskulor dhe Guglielmo Vicario i është nënshtruar një operacioni në hernie.

Në vitin 2026, skuadra ende nuk ka regjistruar një fitore në ligë në shtëpi.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026