Barcelona refuzon të mbajë Rashford-in, sulmuesi kthehet te United
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Barcelona refuzon të mbajë Rashford-in, sulmuesi kthehet te United
New Project - 2026-06-10T125829.542
10/06/2026 - 14:59
Linku u kopjua

Marcus Rashford nuk do të jetë pjesë e Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Edhe pse sulmuesi 28-vjeçar shkëlqeu gjatë huazimit të tij në Spanjë me 14 gola dhe 14 asistime, klubi katalanas ka refuzuar të paguajë klauzolën prej vetëm £26 milionësh për ta blerë përfundimisht atë.

Sipas një raportimi nga Daily Mail Sports, Barcelona tentoi të negocionte duke ofruar gjysmën e kësaj shume (£13m), gjë që u refuzua menjëherë nga Manchester United.

Në vend të tij, kampionët e La Liga-s kanë zyrtarizuar transferimin e Anthony Gordon nga Newcastle për £70 milionë. Siç raporton media spanjolle Marca, Gordon u përzgjodh përpara Rashfordit për shkak të "punës së tij mbrojtëse" dhe moshës më të re.

Menjëherë pas lajmit, Rashford fshiu çdo referencë të Barcelonës nga rrjetet e tij sociale.

Përveç pagës së tij të lartë prej £315,000 në javë, pengesë për qëndrimin e tij u bënë edhe planet e tjera të Barçës, e cila po synon transferimin e Bernardo Silva-s dhe Julian Alvarez-it.

Tani, Manchester United shpreson që Rashford të ketë një paraqitje të mirë në Kupën e Botës me Anglinë për të rritur vlerën e tij në treg. Klube si Arsenal, Tottenham dhe Aston Villa kanë shprehur interes për ta rikthyer atë në Premier League, ndërsa në garë mund të hyjnë edhe Real Madrid apo Bayern Munich.

Nëse nuk gjendet një blerës, Rashford do të jetë i detyruar të rikthehet në stërvitje me United për fazën para-sezonale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026