“Me qare me mua s’ka”, përplasje të ashpra në Kuvend
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Me qare me mua s’ka”, përplasje të ashpra në Kuvend
Kuvendi01
10/04/2026 - 18:40
Linku u kopjua

Përplasje të ashpra në Kuvendin e Kosovës ka shkaktuar Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton KosovaPress.

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, tha se ky projektligj i shkon përshtati vetëm oligarkëve, derisa i bëri thirrje LVV-së që të sjellë ligjin për tregti të brendshme, që sipas tij e ndalon haraçin ndaj bizneseve të vogla.

“Sjellne ligjin për tregti të brendshme. Ai është ligji që ia ndalon harraqin secilit prodhues, distributues, importues. Ndalni haraçin atyre dhe çmimet do të zbriten”, tha ai.

Por atij i reagoi deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, i cili tha se këta operatorë ekonomikë që po u vendosin harraq bizneseve të vogla janë financues dhe donatorë kryesorë të PDK-së.

“Qata operatorë ekonomikë që po u vendosin harraq bizneseve të vogla janë financues dhe donatorë kryesorë të PDK-së. A mundesh me pru atë projektligj? Votën time e ki”, tha ai.

Atij tentoi t’i reagojë sërish deputeti Rrahmani, por nuk u lejua nga kryeparlamentarja Haxhiu, pasi tha se deputeti i PDK-së i kishte thënë se s’ka çfarë t’ia japë fjalën atij.

“Me mua me çfarë nuk funksionon, deputet”, tha ajo.

Në debat u përfshi edhe deputeti tjetër i PDK-së, Përparim Gruda.

“Kur të flasim në Kuvend duhet me ditë se s’jemi në rrugë. Nuk mundesh me thanë se janë do haraçxhinj dhe biznese që financojnë PDK-në... A je ti në pushtet, që e ke shtetin tash gjashtë vjet, pse nuk shkon me i marrë dhe arrestu”, tha ai./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026