Ekipi kosovar i xhudos i ka mbyllur garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ndërsa tani kanë marrë rrugën drejt kthimit në Kosovës.
Edhe kësaj radhe sukseset nuk munguan për xhudistët tanë, të cilët arritën të fitojnë plot pesë medalje nga ky sport, nga të cilat tre ishin të arta dhe dy sosh të bronzta.
Ndërkaq, me medalje të bronztë nga Lojërat Mesdhetare Oran 2022 rikthehen xhudisti, Akil Gjakova, i cili garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë, dhe xhudistja Flaka Loxha, e cila garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Me të arritur këto suksese, trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, njoftoi përmes rrjetit social “Facebook” që xhudo ka përfunduar garat dhe ka marrë tani rrugën drejt Kosovës.