McGregor bie në rikthim, Holloway e mposht në raundin e parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
McGregor bie në rikthim, Holloway e mposht në raundin e parë
ASDSA
12/07/2026 - 08:39
Linku u kopjua

Rikthimi i shumëpritur i Conor McGregor në oktagon nuk rezultoi siç pritej, pasi irlandezi u mposht nga Max Holloway me nokaut teknik (TKO) në raundin e parë, në duelin kryesor të mbrëmjes së UFC 329.

Lufta mori një kthesë që në sekondat e para, kur McGregor pësoi një dëmtim serioz në gju gjatë tentativës për një goditje të lartë me këmbë. Problemi fizik e pengoi të vazhdonte normalisht, ndërsa Holloway përfitoi nga situata për të marrë kontrollin e meçit dhe për ta mbyllur sfidën me TKO.

Për Max Hollowayn, kjo ishte paraqitja e parë në kategorinë welterweight (77 kilogramë), ndërsa triumfi ndaj një emri të madh si McGregor i siguroi një debutim të shkëlqyer në këtë peshë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026