Mbyllet pjesa e parë e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës
New Project (16)
22/03/2026 - 13:58
Linku u kopjua

Pjesa e parë e javës së 26-të në Superligën e Kosovës ka prodhuar drama dhe surpriza, ku vëmendja kryesore është te derbi i Gjilanit.

Drita ka mbyllur 45 minutat e parë në avantazh 0:1 ndaj Gjilanit me golin e Veton Tushës në minutën e 44-të, ndërsa situata për "Skifterat" u rëndua edhe më shumë pas kartonit të kuq të Albin Prapashticës për një ndërhyrje brutale.

Në sfidat e tjera, Malisheva me Llapin dhe Dukagjini me Prishtinën e Re kanë shkuar në pushim me rrjeta të paprekura (0:0). Me këto rezultate momentale, Drita përforcon kreun e tabelës me 48 pikë, duke u shkëputur përkohësisht nga ndjekësit, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e katërt me 39 pikë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026