Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet i dyshuari për keqpërdorim të detyrës zyrtare
PK30
Foto Ilustruese
06/07/2026 - 15:47
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka filluar hetimet pas pranimit të informacionit mbi dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga tashmë i dyshuari person zyrtar në Kaçanik.

Sipas policisë, dyshohet se personi duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, përveç dokumentacionit të rregullt për leje të ndërtimit, i kishte kërkuar viktimës dokumente shtesë (projekte) e të cilat do tia kompletonte ai per ti paguar me pas shumën mbi 600 euro tek një kompani private gjeodezike.

“Pasi viktima kishte marr lejen,  kishte verejtur se dokumentet per te cilat kishte bere pagesen nuk figuronin ne dosje, dhe me këtë rast e njoftoi Policinë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se hetuesit policorë me të kuptuar për rastin kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore/operative dhe si rezultat i kësaj në koordinim të plotë me Prokurorin e rastit të PTHF sot në prezencë të avokatit mbrojtës kanë intervistuar të dyshuarin,  nën dyshimin për veprën “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar“  neni 414 I KPRK-së.

Pas intervistës i dyshuari me Aktvendim të Prokurorit, është ndaluar për 48 orë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026